Startoi seminari “Forcimi i pavarësisë së organeve Menaxhimi Zgjedhor; Shkëmbimi i përvojave dhe mësimeve të nxjerra në mes Shqipërisë dhe Sllovenisë” i organizuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në bashkëpunim me Qendrën për Perspektivë Evropiane (CEP), në kuadër të projektit “Forcimi dhe Pavarësia e Trupave të Menaxhimit Zgjedhor –faza II”, mbështur nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Sllovenisë.
Seminari u hap nga kryetarja e KQZ-së zj. Lefterije Luzi dhe marrin pjesë Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, z. Ilir Meta, dhe Ambasadorja e Republikës së Sllovenisë, zj. Lea Stancic, të cilët përshëndetën hapjen e punimeve të këtij seminari, që vjen në kohën e duhur për të kontribuar në procesin e reformës zgjedhore në Shqipëri.