Sot, Komisioni Rregullator shqyrtoi projekt-rregulloren “Për organizimin dhe funksionimin e Komisionit të Zonës së Administrimit Zgjedhor”.
Objekti i kësaj rregulloreje është të përcaktojë rregullat për mënyrën e organizimit dhe funksionimit të KZAZ-së në përputhje me parashikimet e Kodit Zgjedhor.
Rregullorja përbëhet nga 32 nene, strukturuar në 9 Krerë dhe përmban dispozita që reflektojnë në mënyrë të detajuar rregullime mbi:
- përbërjen e KZAZ-së, caktimin e partive politike që propozojnë anëtarët dhe sekretarët e KZAZ-së, afatet dhe mënyrën e kryerjes së procedurave për paraqitjen e propozimeve dhe emërimin e anëtarëve, sekretarëve, Kryetarëve dhe Zëvendëskryetarëve të KZAZ-së, rastet e shkarkimit/lirimit të anëtarit/sekretarit të KZAZ-së, dhe dorëzimit të detyrës;
- detyrat e KZAZ-së, organizimin e Selisë së KZAZ-së, kohën e punës dhe dokumentet e identifikimit të KZAZ-së, vulën e KZAZ-së dhe përdorimin e saj, thirrjen, njoftimin, zhvillimin e mbledhjeve të KZAZ-së, dhe dokumentimin e tyre në procesverbal;
- vendimet e KZAZ-së, të drejtën dhe afatet e ankimimit ndaj vendimeve të KZAZ-së, si dhe konfliktin e interesit të anëtarëve të KZAZ-së gjatë marrjes e vendimeve;
e të tjerë.
Pas shqyrtimit në parim dhe nen për nen, Komisioni Rregullator vendosi miratimin e rregullores.