NJOFTIM
Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Neni 25 Kreu V “Lëvizja paralele në kategorinë ekzekutive”, Vendimit të Këshillit të Ministrave, nr.243, datë 18.03.2015 ”Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, Njësia Përgjegjëse në, Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, njofton se;
Nga procedura e lëvizjes paralele për (1) një vend të lirë pune të kategorisë ekzekutive, në pozicionin specialist / në Drejtorinë e Teknologjisë së Informacionit, në përfundim të afatit ligjor për dorëzimin e dokumentacionit, nuk është paraqitur asnjë kandidaturë.
Konkurrimi do të vazhdojë sipas, Kreut IV-“Pranimi në shërbimin civil” Neni 22, të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar Vendimit të Këshillit të Ministrave, nr.243, datë 18.03.2015 ”Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, Kreut VII, ashtu siç është parashikuar dhe në njoftimin e publikuar.
Drejtoria e Burimeve Njerëzore
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
Tiranë, më 23.10.2019