Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme shqyrtoi projektvendimet:
- “Për miratimin e gazetarëve dhe operatorëve të ALB UK TV, për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”. KQZ vendosi të miratojë kërkesën e ALB UK TV, për akreditimin e 5 gazetarëve dhe operatorëve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore.
- “Për një shtesë në vendimin 859 të datës 25.06.2019 ‘Për miratimin e gazetarëve dhe operatorëve të televizionit Ora News’, për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”. KQZ vendosi të miratojë kërkesën e televizionit Ora News, për akreditimin e 13 gazetarëve dhe operatorëve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore.
- “Për dhënie autorizimi për ndryshimin e vendndodhjeve të disa QV-ve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.