Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi projektvendimet:
- “Për shpërndarjen e fondeve për partitë politike të regjistruara si subjekte zgjedhore, në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor”. KQZ vendosi të shpërndajë si paradhënie, fondet e vëna në dispozicion nga Buxheti i Shtetit, partive politike të regjistruara si subjekte zgjedhore, në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019.
- “Për miratimin e listës shumemërore të shtetasve të cilët mund të emërohen kryesisht anëtarë të KQV-ve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019”.
- “Për lirimin dhe emërimin e disa anëtarëve të KZAZ nr. 79, nr. 89, anëtarit të emëruar kryesisht të KZAZ nr. 3 dhe sekretarit të emëruar kryesisht të KZAZ nr. 15, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019”.