Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ditën e enjte, më datë 30.05.2019, ora 17:00, zhvillon mbledhjen me këtë rend dite:

Shqyrtimi i projekt – vendimeve:

  1. “Për miratimin e rezultatit të shortit për përcaktimin e renditjes së subjekteve zgjedhore në fletën e votimit, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
  2. “Për shpalljen e rezultatit të shortit për emërimin e ekspertëve financiarë dhe audituesve ligjorë të cilët do të kryejnë monitorimin dhe auditimin e fondeve dhe shpenzimeve të fushatës zgjedhore nga subjektet zgjedhore për organet e qeverisjes vendore të vitit 2019”.
  3. “Për caktimin e kohës së transmetimit në radiotelevizionin publik, të fushatës zgjedhore të partive politike të regjistruara si subjekte zgjedhore, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
  4. “Për miratimin e sasisë së fletëve të votimit që do të prodhohen për çdo qëndër votimi , për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
  5. “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Tiranë, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë.”
  6. “Për lirimin dhe emërimin e anëtarve të KZAZ nr.35, dhe KZAZ nr.40, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.

 

 

Materialet e mbledhjes ju vihen në dispozicion nga sekretaria e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe mund t’i gjeni në faqen e KQZ-së në internet www.cec.org.al në rubrikën e Njoftimeve.