Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, z. Klement Zguri priti në takim kreun e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri,Ambasadorin Bernd Borchardt.
Kryetari i KQZ-së, z. Zguri shprehu vlerësime për bashkëpunimin e vazhdueshëm me OSBE-në, dhe e informoi AmbasadorinBorchardt mbi përgatitjet e procesit zgjedhor të datës 25 qershor 2017, dhe masat e marra nga KQZ për mbarëvajtjen e procesit.
Pjesë e diskutimeve ishin edhe ndryshimet e fundit ligjore mbi financimin e partive politike dhe kufizimin e shpenzimeve gjatëfushatës zgjedhore, si dhe hapat që KQZ do të ndjekë për monitorimin dhe mbikqyrjen e këtij aspekti të rëndësishëm të procesit zgjedhor.
Ambasadori Borchardt nga ana e tij, e siguroi Kryetarin e KQZ-së që Prezenca e OSBE-së do të vazhdojë të ofrojë asistencë teknike dhe bashkëpunim për përmbushjen me sukses të misionit të KQZ-së në funksion të organizimit dhe administrimit të zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe të gjithëpranuara.