Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi projektvendimet:
– “Për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatit nga listat shumemërore për këshillin bashkiak Rrogozhinë në zbatim të ligjit nr.138/2015 ”Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.
KQZ vendosi njoftimin e Këshillit Bashkiak për vazhdimin e procedurave, për dhënien e mandatit kandidatit të listës shumemërore të subjektit politik Partia Lëvizja Socialiste për Integrim, z. Orges Haka për plotësimin e vendit vakant në këshillin bashkiak.
– “Për shpalljen e rezultatit të shortit për emërimin e ekspertëve kontabël të licensuar të cilët do të kryejnë auditimin e fondeve të përfituara dhe të shpenzuara nga partitë politike për vitin kalenderik 2017”.
KQZ vendosi të miratojë razultatin e shortit dhe të emërojë ekspertët kontabël të cilët do të auditojnë partitë politike për fondet e përfituara dhe të shpenzuara për vitin kalendarik 2017.