Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, z. Klement Zguri ishte i pranishëm në Simpoziumin e 16-të për Çështjet Zgjedhore, që u mbajt në Portugali.
Në këtë Simpozium, morën pjesë zyrtarë të lartë zgjedhorë dhe përfaqësues nga komuniteti për demokraci zgjedhore nga vende të ndryshme të botës dhe kishte në fokus shkëmbimin e praktikave më të mira për të vlerësuar teknologjitë dhe mjetet e reja, si edhe për të zhvilluar strategji inovaltive të cilat mund të zbatohen në vendet dhe rajonet përkatëse.
Simpoziumi adresoi një sërë çeshtjesh si; Integriteti i zgjedhjeve, Teknologjitë Zgjedhore aktuale dhe të ardhshme, Transparenca dhe Financat Zgjedhore, zgjedhjet në epokën e dezinformimit, rritja e pjesëmarrjes së të rinjve gjatë gjithë ciklit zgjedhor, Lehtësimi i një të drejte të barabartë për të votuar për Personat me Aftësi të Kufizuara dhe Nevojat e Veçanta, Facebook dhe Mbrojtja e Integritetit Zgjedhor, zgjedhjet dhe fushatat digjitale, Barazia Gjinore dhe Fuqizimi Politik i Grave.
Ky aktivitet i rëndësishëm u organizua nga Qendra Ndërkombëtare e Studimeve Parlamentare (ICPS), në bashkëpunim me Komisionin Zgjedhor të Portugalisë.