Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zhvilloi sesione edukimi me nxënësit e shkollës së mesme “Qemal Stafa” në Tiranë.
Qëllimi i sesionit të edukimit ishte informimi dhe sensibilizimi i maturantëve të cilët në zgjedhjet e ardhshme do të jenë votues për herë të parë, lidhur me aspekte të përgjithshme të procesit zgjedhor dhe me rëndësinë e votës.
Fokus të veçantë pati edhe trajtimi i veprave penale që cënojnë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.
Sesion edukimi u zhvillua edhe me nxënësit e shkollës 9-vjeccare “Osman Myderizi”.
Nxënësit u njohën me institucionin e KQZ-së dhe u bënë pjesë e simulimit të procesit të votimit.
Sesionet e edukimit u zhvilluan në kuadër të përmbushjes së kompetencës së KQZ-së për zhvillimin e sesioneve edukuese dhe trajnuese në periudhë jozgjedhore.