MISIONI I KQZ-së
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është organi më i lartë shtetëror i përhershëm, i ngarkuar për administrimin e zgjedhjeve me synim garantimin dhe respektimin e parimeve, të drejtave, garancive, kushtetuese dhe ligjore, në zhvillimin e zgjedhjeve
Në realizimin e qellimit te mesiperm KQZ i permbahet :
- Zbatimit korrekt dhe më përgjegjshmëri të plotë të normave Kushtetuese dhe ligjore në organizimin dhe administrimin e zgjedhjeve,
- Përhapjes dhe konsolidimit e një kulture të re zgjedhore tek zgjedhësit, nëpërmjet fushatave të vazhdueshme të edukimit qytetar,
- Rritjes se kapaciteteve dhe performancës së komisionerëve të komisioneve zgjedhore, nëpërmjet trajnimeve cilësore, profesionale dhe periodike
- Rritjen kontrollit dhe transparencës së financimit të fushatave zgjedhore
- Nxitjen e reformave ligjore për përmirësimin e legjislacionit zgjedhor.