Anëtarët e KQZ-së pritën Co-raportërët e AP të Këshillit të Europës

Anëtarët e KQZ-së pritën Co-raporterët e AP të Këshillit të Europës. Anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, znj. Vera Shtjefni, z. Hysen Osmani dhe z. Klement Zguri kanë pritur në një takim Co-raporterët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, z. Jonathan Evans, Grupi Demokrat Europian, z. Grigore Petrenco Grupi i së Majtës së Bashkuar dhe z. Bas Klein, Sekretar i Komisionit të Monitorimit të AP të KiE-së.

Takimi u zhvillua në kuadër të vizitës fakt mbledhëse që Co-raporterët e AP të këshillit të Europës po zhvillojnë në Shqipëri.
Në fokus të takimit ishtë procesi zgjedhor i 23 qershorit, zhvillimet e fundit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve si dhe plani i veprimit i KQZ-së për zgjedhjet e ardhshme. Anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i njohën Co-raporterët me punën e KQZ-së, e cila pas analizës që do të bëhet nga Administrata Zgjedhore do të nxjerrë dhe konkluzionet dhe rekomandimet për reformën zgjedhore.

KOMISIONI QENDROR I ZGJEDHJEVE