Për përfundimin e procedurës “Lëvizje paralele në kategorinë ekzekutive”, për konkursin, për pozicionin e lirët të punës, specialist IT, pranë Drejtorisë së Teknologjisë dhe Informacionit,pa kandidatë.


Për konkursin e shpallur lëvizje paralele për pozicionin, Specialsit IT, në Drejtorinë e Teknologjisë dhe Informacionit, Drejtoria e Burimeve Njerëzore, njofton se nuk është paraqitur asnjë kandidat për pjesëmarrje në këtë konkurrim brenda afatit kohor të shpallur në njoftim deri në datën 06.12.2015 dhe si rezultat kjo procedurë mbyllet pa kandidatë.

Testimi do të vazhdojë me procedurën e konkurimit, sipas njoftimit të shpallur në datën 27.11.2015, pranimi në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive, dhe në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreu IV, neni 22, “Pranimi në shërbimin civil” si dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 ”Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kreu II “Pranimi në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive”, Kreu IV “Konkurrimi”.

Drejtoria e Burimeve Njerëzore
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve