NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE
KONKURS I HAPUR PËR PRANIM NË KATEGORINË E NËPUNËSVE CIVILË TË LARTË DREJTUES
Në zbatim të ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, neni 21, dhe Kreu VI-“ Nëpunësit civil të nivelit të lartë drejtues”, neni 32, “Pranimi i nëpunësve civilë të kategorisë së lartë drejtuese në institucionet e pavarura dhe njësitë e qeverisjes vendore”, Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.118, datë 05.03.2014 “Për procedurat e emërimit, rekrutimit, menaxhimit dhe përfundimit të marrëdhënies në shërbimin civil të nëpunësve civilë të nivelit të lartë drejtues dhe të anëtarëve të TND-së”, i ndryshuar, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, njofton se;
a) Në Administratën e KQZ-së ka 1(një) vend të lirë pune në nivelin e lartë drejtues në pozicionin, Sekretar i Përgjithshëm, kategoria e pagës I-b.
Pranimi në kategorinë e nëpunësve civil të lartë drejtues do të bëhet me konkurrim dhe është hapur për nëpunësit civilë të kategorisë së mesme drejtuese të shërbimit civil.
Me vendimin nr.1, datë 05.01.2017, institucioni ka vendosur që kjo procedurë e plotësimit të vendit të lirë për pozicionin e punës Sekretar i Përgjithshëm të jetë i hapur dhe për kanditë të tjerë nga jashtë shërbimit civil që plotësojnë kushtet dhe kërkesat specifike për pranim në këtë kategori.
b) Përshkrimi i përgjithshëm i punës (detyrat kryesore) për këtë pozicion:
Detyrat për pozicionin e punës Sekretar i Përgjithshëm i KQZ-së, janë të përcaktuara në nenin 25 të Kodit Zgjedhor.Siguron drejtimin dhe përgatitjen për zbatimin e planit orientues të veprimtarisë së institucionit në procesin zgjedhor.Siguron zhvillimin e një sistemi të qëndrueshëm të menaxhimit të informacionit në mënyrë që çështjet të mund të identifikohen dhe t’i përcillen në kohë reale titullarit të institucionit dhe strukturave të tjera vartëse.Burimet njerëzore, materiale dhe monetare në dispozicion të Institucionit të KQZ-së duhet të organizohen, duke siguruar efektshmëri të lartë, me më pak kosto dhe korrekt.Kordinon dhe shpërndan punën drejtuesve të Drejtorive të Administratës së KQZ-së, në funksion të realizimit në kohë, me cilësi dhe rezultate të matshme, lidhur me objektivat e planifikuara. Ndjek prucedurat e duhura financiare duke zbatuar legjislacionin në fuqi me qëllim që të mbrohen dhe të menaxhohen si duhet fondet publike.
E gjithë veprimatria e Sekretarit të Përgjithshëm bazohet në Kodin Zgjedhor dhe në akte të tjera nënligjore dhe në urdhërat e brendshëm të titullarit të institucionit.
c) Kërkesat e përgjithshme
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e përgjithshme në përputhje me nenin 21 të Ligjit nr.152/2013,”Për nënpunësin civil”, i ndryshuar
– të jetë shtetas shqiptar;
– të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
– të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
– të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
– të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo
për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
– ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas këtij ligji;
ç) Kërkesat e veçanta për këtë vend pune janë;
– Niveli i dipllomës duhet të jetë ”Master i Shkencave”, në shkenca Juridike dhe diploma të cilat janë marrë jashtë vendit, duhen të jenë të njohura, apo e barasvlefshme me to sipas legjislacionit sipas arsimit të lartë.Diplomat të cilat janë marrë jasht vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehësimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi.
– Të jetë nënpunës civil i konfirmuar, në kategorinë e mesme drejtuese, të shërbimit civil.
– Të mos ketë masë disiplinore në fuqi (të vërtetuar me një dokument nga Institucioni).
– Të ketë dy vlerësimet e fundit ”shumë mirë”
– Të ketë eksperiencë pune mbi 5 vjet, të paktën në një nga fushat e mëposhtme,
– në fushën e drejtësisë
– në administratën publike
– në administrimin e zgjedhjeve
– Të ketë njohuri të gjera lidhur me fushën e përgjegjësisë së Institucionit, mbi menaxhimin e sistemit buxhetor dhe të Shërbimit Civil, njohuri të së drejtës administrative dhe aftësi shumë të mira drejtimi, menaxhimi strategjik, aftësi analitike, komunikimi, negocimi, gjykim dhe inisiativë për t’u marrë me problem komplekse.
– Të ketë njohuri të mira në një gjuhë të huaj, preferohet gjuha angleze.
Kandidatët e tjerë, nga jashtë shërbimit Civil, duhet të plotësojnë;
– Kërkesat e përgjithshme në përputhje me nenin 21 të Ligjit nr.152/2013,”Për nënpunësin civil”, i ndryshuar,
– të jetë shtetas shqiptar;
– të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
– të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
– të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
– të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
– ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që
nuk është shuar sipas këtij ligji;
– të ketë arsim të lartë ”Master i Shkencave”, në shkencat juridike dhe diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhen të jenë të njohura, pranë institucionit përgjegjës për njehësimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi.
– të ketë njohuri të gjera lidhur me fushën e përgjegjësisë së institucionit, mbi menaxhimin e sistemit buxhetor dhe të Shërbimit Civil, njohuri të së drejtës administrative dhe aftësi shumë të mira drejtimi, menaxhimi strategjik, aftësi analitike, komunikimi, negocimi, gjykim dhe inisiativë për t’u marrë me probleme komplekse.
Kritere të vecanata ,
-Kriterin e eksperiencës në punë minimalja 20 vite në profesion si jurist dhe përvojë pune në organet publike.
· Kandidatët do të vlerësohen për njohuritë e tyre në këto fusha:
– Njohuritë për Kushtetutën e Republikës së Shqiperisë;
– Ligjin nr.10019, datë 28.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë;
– Ligjin nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”;
– Ligjin nr.9131, datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike;
– Kodin e Procedurave Administrative;
– Ligjin nr.8503, datë 30.06.1999 “Për të drejtën e informimit për dokumentet zyrtare”;
Rregulloren e Brendshme te KQZ-së;
– Ligjin 138/2015 për integritetin e personave.
Kandidati duhet të dërgojë me postë ose dorazi, në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore (Njësia Përgjegjëse), këto dokumenta:
– letër motivimi për aplikim për vendin vakant,;
– një kopje të jetëshkrimit( C.V );
– fotokopje e diplomës.Në se aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj, atëhere ai duhet ta ketë të njëhësuar atë pranë ministrisë përgjegjëse për arsimin;
– fotokopje e listës së notave.Në se ka një diplomë dhe listë notash, të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, atëhere aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar;
– një fotokopje e librezës së punës e plotësuar;
– vërtetim i gjendjes gjyqësore dhe shëndetësore;
– çertifikata të kualifikimeve, trajnimeve të ndryshme;
– fotokopje e letërnjoftimit;
– aktin e deklarimit të statusit të nëpunësit civil të nivelit të mesëm drejtues;
– formularët e vlerësimit të punës për periudhën janar – dhjetor 2016.
– Formularin e vetëdeklarimit, në zbatim të ligjit Nr.138/2015 ”Për garantimin e integritetit të personave, që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike.
dh) Afati i dorëzimit të dokumentave është data 06.02.2017.
e) Në datën 15.02.2017, do të shpallet lista e vlerësimit paraprak të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin (në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të KQZ- së dhe në stendën e informimit të publikut). Këta do të jenë ata që plotësojnë kushtet e kërkuara më sipër të përgjithshme e të veçanta.
Në të njëjtën datë kandidatët e skualifikuar do të njoftohen me telefon ose – maile për shkaqet e skualifikimit. Ankesat nga kandidatët paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 5 ditëve pune nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 2 ditëve pune nga data e depozitimit të saj.
f) Konkurimi- testimi me shkrim dhe intervista e strukturuar me gojë, do të bëhet në datën 09.03.2017, në mjediset e KQZ- së, në orën 10-00.
g) Kandidatët do të vlerësohen nga Komiteti i Përhershëm i Pranimit, i ngritur pranë institucionit të KQZ. Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatit është 100, të cilat ndahen përkatësisht:
10 pikë për vlerësimin e jetëshkrimit të kandidatëve, që përfshin vlerësimin e arsimimit, ekperiencë, trajnime, kualifikime të lidhura me fushën përkatëse, si dhe vlerësimet e arritjeve vjetore të rezultateve në punë,
40 pikë për vlerësimin me shkrim.
50 pikë për intervistën e strukturuar me gojë,
Kandidatë fitues janë ata që marrin 70 pikë e lartë.
Ankesat nga kandidatët paraqiten pranë KKP, brenda 5 ditëve nga shpallja rezultatit dhe KKP merr vendim brenda 5 ditëve nga data e depozitimit të ankesës.Vendimi shpallet në portalin shërbimi kombëtar i punësimit dhe në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
gj) Lista e fituesve me 70 pikë e lartë (70% të pikëve) do të njoftohet në datën 13.03.2017.
h) Shpallja e fituesit do të bëhet: në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të KQZ-së dhe në stendën e informimit të publikut.
Për sqarime të mëtejshme mund të kontaktoni me numrin telefonik 0692893889, ose në adresën: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Rruga “Ibraim Rugova” nr.4, Tiranë.