Tiranë, më 10.05.2013
Leksion i hapur “E drejta e votës”
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, znj. Lefterije Luzi ( Lleshi) ka zhvilluar një leksion të hapur me studentët e Universitetit “Hëna e Plotë, Bedër”. Tema e leksionit ishte “E drejta e votës”.
Kryetarja e KQZ-së u ka folur studentëve mbi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, funksionet dhe detyrat e tij. Më tej ajo ka folur mbi rëndësinë e procesit të votimit dhe pjesmarrjes së të rinjve në ditën e zgjedhjeve.
Znj. Luzi (Lleshi) i’u bëri apel të rinjve që të votojnë dhe të marrin pjesë në ditën e zgjedhjeve në 23 qershor, sepse vota është e lirë dhe e pavaruar, vota është thelbi i gjithçkaje, vota juaj mund të ndryshojë gjithçka, tha ajo.
Prioriteti i KQZ-së tha Kryetarja e Komisionit, janë të rinjtë, edukimi zgjedhor i tyre, jo vetëm i atyre që votojnë për herë të parë por i të gjithë të rinjve sepse ata janë e ardhmja.
Pyetjes së studentëve se, çfarë po bën KQZ-së për Personat me Aftësi të Kufizuara që edhe ata të shprehin vullnetin e tyre me anë të votës, Kryetarja e KQZ-së u shpreh se Institucioni më i lartë zgjedhor ka marrë të gjitha masat që Personat me aftësi të Kufizuara në 23 qershor të votojnë. Znj. Luzi(Lleshi) tha se KQZ do t’u sigurojë maskat, rampat dhe çdo gjë të nevojshme që kjo kategori personash të kenë mundësinë të votojnë.
Pjesë e diskutimeve të leksionit të hapur të drejtuar nga Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ishin edhe vendimet e deri tanishme të KQZ-së, programet dhe projektet e KQZ-së për të realizuar zgjedhje të lira, të ndershme dhe transparente. Kryetarja e KQZ-së u that ë rinjve se pika kyçe proçesit zgjedhor është besimi i palëve tëk njëra-tjetra. Nëse partitë politike kanë besim tek njëra-tjetra, atëherë edhe procesi zgjedhor do të jetë i qetë, i pranueshëm për të gjithë dhe transparent.
Znj. Luzi (Lleshi) u bëri apel studentëve të Univerisitetit Bedër, që të votojnë dhe të kontrollojnë emrin e tyre në listat e Gjendjes Civile dhe të mos e lënë për në momentin e fundit.
Leksioni i hapur u mbyll me premtimin që studentët i bënë Krytares se KQZ-së që do të marrin pjesë në votime.
KOMISIONI QENDROR I ZGJEDHJEVE