Tiranë, më 14.06.2013

Kryetarja e KQZ-së, Zj. Lefterije Luzi (Lleshi) takon gratë e Burgut 325Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, znj. Lefterije Luzi (Lleshi) ditën e sotme ka zhvilluar një takim në Burgun e Grave (325) në kryeqytet. Të pranishëm në këtë takim ishin Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve në Shqipëri, z. Gazmend Dibra dhe Drejtoresha e Burgut 325, znj. Irena Çela. Në këtë takim mori pjesë edhe Analistja Zgjedhore e Misionit të vëzhgimit të OSBE/ODIHR, znj. Linda Mazure.

Takimi u zhvillua në kuadër të trajnimeve që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po zhvillon për informimin dhe sensibilizimin e zgjedhësve për zgjedhjet për Kuvend, të datës 23 Qershor 2013. Kryetarja e KQZ-së shprehu rëndësinë e informimit të kësaj kategorie zgjedhësish për mënyrën e votimit dhe pjesëmarrjen në votime. Znj. Luzi (Lleshi) u shpreh e kënaqur që institucioni që ajo drejton, KQZ në bashkëpunim me Drejtorinë e Burgjeve, do të bëjë të mundur që kjo kategori zgjedhësisht në 23 qershor do të ushtrojë të drejtën për të votuar, pavarësisht kufizimit të lirisë së tyre.
“E drejta e votës është e drejtë kushtetuese të cilën ju duhet ta ushtroni në mënyrë individuale. E drejta e votës është një e drejtë e pamohueshme pavarësisht kushteve në të cilat ushtrohet ajo. KQZ po punon për të arritur standardet për zgjedhje të lira, të pavarura e të pakontestueshme”- tha Kryetarja e KQZ-së.
Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, z. Dibra shprehu rëndësinë e trajnimeve të KQZ-së në sistemin e Institucioneve të Ekzekutimit të Denimeve Penale, për informimin e kësaj katëgorie të shoqërisë për mënyrën e votimit për zgjedhjet e 23 qershorit.Nga ana e saj Drejtoresha e Burgut 325, Znj. Çela tha se janë marrë të gjitha masat që procesi zgjedhor në 23 qershor të shkojë ashtu sic duhet dhe siç ligji e parashikon. KQZ do të trajnojë jo vetëm të burgosurit por edhe stafin e IEVP, për mënyrën e votimit dhe procedurat që duhen ndjekur ditën e votimit, në 23 qershor.

KOMISIONI QENDROR I ZGJEDHJEVE