Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi me 4 vota pro:
– Projektvendimin “Për shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të pjesshme për kryetarin e Bashkisë Korçë, Qarku Korçë të datës 3 Nëntor 2013”. KQZ vendosi të shpallë rezultatin e zgjedhjeve për Kryetarin e Bashkisë Korçë, Qarku Korçë të datës 03.11.2013, duke shpallur fitues z. Sotiraq Melka Filo, kandidat i propozuar nga Koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Europiane (ASE)”.

KOMISIONI QENDROR I ZGJEDHJEVE