Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes kësaj deklarate publike i bën apel ekspertëve kontabël të licensuar që të shprehin interesin e tyre pranë KQZ-së, për auditimin e fondeve të përfituara dhe shpenzuara nga partitë politike gjatë vitit kalendarik 2015, në mbështetje të nenit 23/2, pika 2 të ligjit nr. 8580, ‘Për Partitë Politike”.
Ekspertët kontabël të regjistruar pranë Instituti i Eksperteve Kontabel të Autorizuar (IEKA), përveç kushteve të përgjithshme të ushtrimit të profesionit duhet të plotësojnë edhe kriteret të cilat janë të publikuara në faqen zyrtare të KQZ-së, cec.org.al.
Pas shfaqjes së interesit nga ekspertët kontabël pranë KQZ-së, përmes një shorti transparent që do të hidhet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, do të përcaktohen edhe ekspertët që do të bëjnë auditimin e fondeve të përftuara dhe shpenzuara gjatë vitit kalendarik 2015 nga partitë politike.
Auditët e interesuar të dorëzojnë pranë KQZ-së brenda datës 9.05.2016, këtë dokumentacion:
1- Kërkesë aplikimi;
2- Deklaratë e nënshkruar nga kandidati lidhur me kriteret e përzgjedhjes të sipërcituara.
Njëkohësisht, ju bëjmë me dije të gjitha partive politike që aktualisht nuk kanë dorëzuar pranë KQZ-së raportet financiare vjetore për vitin 2015, t’i dorëzojnë ato menjëherë, KQZ ka detyrimin ligjor t’i bëjë publikojë këto raporte në faqen e saj zyrtare të ëeb-it.
Gjithashtu, raportet financiare vjetore për vitin 2015 të dorëzuara nga partitë politike, do t’iu vihen në dispozicion ekspertëve kontabël të zgjedhur, të cilët do të bëjnë auditimin e fondeve të përftuara dhe shpenzuara gjatë vitit kalendarik 2015.
Faleminderit!