Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës sotme u shqyrtuan dhe u miratuan projektvendimet:

– “Për lirimin dhe emërimin kryesisht të anëtarit të KZAZ-së nr.7, Qarku Shkodër, dhe sekretarit të KZAZ-së nr.26, Qarku Tiranë, për zgjedhjet për Kuvend, të datës 25.06.2017”.
– “Për përcaktimin e sasisë së fondit publik që do t’u shpërndahet si paradhënie partive politike të regjistruara si subjekte zgjedhore, në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë, të datës 25.06.2017”.
KQZ vendosi të shpërndajë si paradhënie, fondet e vëna në dispozicion nga Buxheti i Shtetit, partive politike të regjistruara si subjekte zgjedhore në zgjedhjet për Kuvendin, të datës 25.06.2017, si më poshtë:
1. Partia Socialiste e Shqipërisë – 28,044,942 lekë
2. Partia Demokratike – 20,771,018 lekë
3. Levizja Socialiste per Integrim – 7,094,507 lekë
4. Partia Republikane – 2,050,791 lekë
5. Partia Drejtesi, Integrim dhe Unitet – 1,767,317 lekë
6. Fryma e Re Demokratike – 1,152,214 lekë
7. Partia Demokracia Sociale – 467,450 lekë
8. Partia Socialdemokrate – 401,761 lekë
9. Partia Kristian Demokrate – 325,000 lekë
10. Aleanca Arbnore Kombetare – 325,000 lekë
11. Minoriteti Etnik Grek per te Ardhmen – 325,000 lekë
12. Aleanca Demokratike – 325,000 lekë
13. Partia Aleanca Demokristiane – 325,000 lekë
14. Partia Komuniste e Shqiperise – 325,000 lekë
15. Sfida per Shqiperine – 325,000 lekë
16. Partia Aleanca Popullore per Drejtesi – 325,000 lekë
17. LIBRA – 325,000 lekë
18. Partia Bashkimi Demokristian Shqiptar – 325,000 lekë
– “Për miratimin e vëzhguesve afatshkutër të Ambasadës Norvegjeze në Kosovë, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë, të datës 25.06.2017”.
– “Për miratimin e vëzhguesve afatgjatë nga Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë, të datës 25.06.2017”.
– “Për përdorimin e materialeve propagandistike dhe vendet për afishimin e tyre gjatë fushatës zgjedhore, për zgjedhjet për Kuvend, të datës 25.06.2017”.
– “Për lirimin dhe emërimin e disa anëtarëve dhe sekretarëve të KZAZ-ve, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë, të datës 25.06.2017”.

KQZ vendosi shtyrjen e vendimmarrjes për projekvendimin, “Për miratimin e kritereve dhe procedurat për përzgjedhjen dhe emërimin e ekspertëve financiar për të kryer monitorimin e fushatës zgjedhore të partive politike”.