Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi projektvendimet:
1) “Për regjistrimin si subjekt zgjedhor, “Partia Uniteti Kombetar” për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
KQZ vendosi të regjistrojë “Partia Uniteti Kombëtar”, me kryetar z. Idajet Beqiri, si subjekt zgjedhor për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019.
2) “Për regjistrimin si subjekt zgjedhor, “Partia Socialiste e Moderuar” për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
KQZ vendosi të regjistrojë “Partia Socialiste e Moderuar ”, me kryetar z. Gjergji Koja, si subjekt zgjedhor për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019.
3) “Për regjistrimin si subjekt zgjedhor, “Partia Emigracioni Shqiptar” për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
KQZ vendosi të regjistrojë “Partia Emigracioni Shqiptar”, me kryetar z. Kostaq Papa, si subjekt zgjedhor për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019.
4) “Për regjistrimin si subjekt zgjedhor, “Partia Kombetare Konservatore Albania” për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
KQZ vendosi të regjistrojë “Partia Kombëtare Konsevratore Albania”, me kryetar z. Kujtim Gjuzi, si subjekt zgjedhor për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019.
5) “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Qarku Berat, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pas dorëheqjes nga mandati i deputetit, z. Astrit Veliaj”.
KQZ vendosi t’i japë mandatin e deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Qarku Berat, z. Lefter Maliqi.
6) “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Demokratike e Shqiperise, Qarku Lezhë, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pas dorëheqjes nga mandati i deputetit, z. Viktor Tushaj”.
KQZ vendosi t’i japë mandatin e deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Lezhë, znj. Elda Hoti.
7) “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Durres, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pas dorëheqjes nga mandati i deputetit, znj. Nora Malaj”.
KQZ vendosi t’i japë mandatin e deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Durrës, znj. Edlira Hyseni.
8) “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Gjirokastër, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pas dorëheqjes nga mandati i deputetit, z. Vangjel Tavo”.
KQZ vendosi t’i japë mandatin e deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Socialiste për Integrim, Qarku Gjirokastër, znj. Ediola Pashaj.
9) “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Tiranë, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pas dorëheqjes nga mandati i deputetit, z. Lulzim Basha”.
KQZ vendosi t’i japë mandatin e deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Qarku Tiranë, znj. Majlinda Halilaj.
10) “Për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatëve nga listat shumemërore për këshillat Bashkiak, në zbatim të ligjit nr.138/2015 ”Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”. KQZ vendosi të njoftojë këshillat bashkiak për vazhdimin e procedurave për dhënien e mandatit kandidatëve të listave shumemërore, për plotësimin e vendeve vakant në këshillat bashkiak si më poshtë:
– Qarku Vlorë, Bashkia Vlorë, znj. Marjeta Merkuri
– Qarku Vlorë, Bashkia Sarandë, znj. Vojsava Mërtiri.
Ndërkohë, KQZ shtyu vendimmarrjen për në mbledhjen e ardhshme për projektvendimin “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Korçë”.