Sot, në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve u diskutua kërkesa e paraqitur nga subjekti politik, Lëvizja Socialiste për Integrim, “Për marrjen e informacionit nga Drejtoria e Përgjithshme e gjendjes Civile për regjistrimin e zgjedhësve në Kundërshtim me VKM Nr.1243, datë 11.12.2009, dhe ç’regjistrimin nga lista e zgjedhësve, të personave të regjistruar në kundërshtim me ligjin”, Bashkia Vorë.
Gjithashtu, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme u shqyrtoi dhe miratoi:
– Projekt-vendimin, “Për miratimin e vëzhguesve afatshkurtër të Ambasadës së Danimarkës, për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore, të datës 21 Qershor 2015”.
– Projekt-vendimin, “Për miratimin e vëzhguesve afatshkurtër të Ambasades Gjermane, për vëzhgimin e zgjedhjeve, për organet e qeverisjes vendore, të datës 21 Qershor 2015”.
-Projekt-vendimin, “Për miratimin e vëzhguesve afatshkurtër të Ambasades Greke, për vezhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore, të datës 21 Qershor 2015”.
– Projekt-vendimin, “Për miratimin e vëzhguesve afatshkurtër të Ambasadës Sllovake, për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore, të datës 21 Qershor 2015”.
– Projekt-vendimin, “Për miratimin e vëzhguesve afatshkurtër të Ambasadës Austriake, për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore, të datës 21 Qershor 2015”.
– Projekt-vendimin, “Për miratimin e vëzhguesve afatshkurtër të Ambasadës Suedeze, për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore, të datës 21 Qershor 2015”.
– Projekt-vendimin, “Për miratimin e vëzhguesve afatshkurtër të ” Komisionit Qendror të Republikës Domenikane” për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore, të datës 21 Qershor 2015”.
– Projekt-vendimin, “Për miratimin e vëzhguesve afatshkurtër të “Ballkan Youth Albania” për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore, të datës 21 Qershor 2015″.
– Projekt-vendimin, “Për miratimin e vëzhguesve afatgjatë të ” Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri” për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore, të datës 21 Qershor 2015″.
– Projekt-vendimin, “Për miratimin e vëzhguesve afatgjatë të “International Society for Human Right (IGFM),” për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore, të datës 21 Qershor 2015”.
– Projekt-vendimin, “Për miratimin e vëzhguesve afatgjatë të “Qendra për Transparencë “, për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore, të datës 21 Qershor 2015”.
– Projekt-vendimin, “Për miratimin e vëzhguesve afatgjatë të “Qendra për Transparencë “, për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore, të datës 21 Qershor 2015”.
– Projekt-vendimin, “Për miratimin e gazetareve të “Top Channel “, për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore, të datës 21 Qershor 2015″.
– Projekt-vendimin, “Për miratimin e gazetareve të “ABC News”, për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore, të datës 21 Qershor 2015″.
– Projekt-vendimin, “Për miratimin e gazetareve të “Vizion Plus”, për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore, të datës 21 Qershor 2015″.
– Projekt-vendimin, “Për miratimin e gazetareve të “A1 Report, Uni Press, Star Plus, News 24 dhe Standard”, për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore, të datës 21 Qershor 2015″.
– Projekt-vendimin, “Për dhënie autorizimi për ndryshimin e vendndodhjes së disa qendrave të votimit, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015”.
– Projekt-vendimin, “Për lirimin dhe emërimin e disa anëtarëve dhe disa sekretarëve të disa KZAZ-ve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 21.06.2015”.