Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme, me 7 vota pro vendosi:

T’i kalojë rastin e verifikimit të të dhënave të pasqyruara në formularin e vetëdeklarimit të funksionarit publik, kryetar i Bashkisë Kavajë, z. Elvis Rroshi dhe të të dhënave të pasqyruara në formularin e vetëdeklarimit të funksionarit publik, kryetar i Bashkisë Krujë, z. Artur Bushi, për kontroll të thelluar Prokurorisë së Përgjithshme.

KQZ vendosi shtyrjen e vendimmarrjes për ditën e Premte, dt. 10.06.2016, në orën 11.00, për projekt-vendimin: “Për zëvendësimin e mandatit të deputetit të Kuvendit, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Socialiste, në Qarkun e Vlorës, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë”.