Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zhvilloi sesione trajnime dhe edukimi zgjedhor me studentët e Albania University.
Trajnimi dy ditor, ku morën pjesë rreth 50 studentë të shkencave të së drejtës, trajtoi temat;
– Sistemi zgjedhor, administrata zgjedhore, institucionet e ngarkuara me detyra nga Kodi Zgjedhor, cikli zgjedhor, media, vëzhguesit.
– Komisioni Zonal i Administrimit Zgjedhor (KZAZ) & Grupet e Numërimit të Votave (GNV) ngritja, funksionimi, detyrat .
– Komisioni i Qendrës së Votimit – ngritja, funksionimi, detyrat.
– Veprat penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve.
Qëllimi i trajnimit ishte edukimi dhe sensibilizimi i studentëve mbi aspektet kryesore te procesit zgjedhor, ku fokus të veçantë patën veprat penale në fushën e zgjedhjeve.
Trajnimi u zhvillua në kuadër të përmbushjes së kompetencës së KQZ-së për zhvillimin e trajnimeve në periudhë jozgjedhore për të gjithë të interesuarit, veprimtari e cila do të shtrihet përgjatë vitit 2018 me grupime të ndryshme, në qytete të ndryshme të vendit.
KQZ edhe gjatë këtij viti, përtjej veprimtarive të planifikuara për trajnim dhe edukim zgjedhor, do të mirëpresë kërkesa të të interesuarve për të marrë pjesë në trajnime, si edhe për të trajtuar tema për funksione të veçanta të administrimit zgjedhor.