Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, z. Klement Zguri dhe Zv.Ambasadori i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, z. Robert Willton morën pjesë në trajnimin “Të votojmë në mënyrë të pavarur dhe të fshehtë. Trajnimi tre ditor për të verbërit që votojnë për herë të parë u organizua nga KQZ dhe OSBE në bashkëpunim me Shoqatën e të verbërve të Shqipërisë.
Kryetari Zguri u shpreh se KQZ ka bërë përpjekje maksimale, përtej mundësive institucionale për krijimin e kushteve për votim, për personat që nuk mund të votojnë vetë. “Për zgjedhjet e datës 25 qerhsor ashtu si në zgjehdjet e shkuara, KQZ ka punësuar 12 inspektorë me aftësi ndryshe në 12 qarqet e vendit, ka prodhuar maskat me alfabetin brail për çdo qendër votimit për të krijuar kushtet që çdo zgjedhës që nuk shikon të votojë vetë, të ndjehet dinjotoz dhe i barabartë, dhe sikundër çdo zgjedhës tjetër të shprehë vullnetin e tij”.
Nga ana e tij, Zv. Ambasadori Willton u shpreh se OSBE në bashkëpunim me KQZ ka punuar në mënyrë të vazhdueshme për zgjedhësit me aftësi ndryshe, dhe se ky bashkëpunim do të vijojë edhe në të ardhmen, në mënyrë që kjo kategori zgjedhësish të ndjehet i barabartë me zgjedhësit e tjerë.
Z. Willton siguroi se OSBE do të vazhdojë të mbështesë zgjedhësit me aftësi të kufizuar dhe KQZ-në në projektet që kanë në fokus krijimin e aksesueshmërisë së zgjedhësve me aftësi ndryshë në procesin zgjedhor.