NJOFTIM

Për listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe që do të vazhdojnë konkurimin me procedurën, pranimi në shërbimin civil, për pozicionin e lirë të punës, specialist IT në Drejtorinë e Teknologjisë dhe Informacionit.

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreu IV – “Pranimi në shërbimin civil”, nenit 22 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën në provë dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kreu II pika 9, po publikojmë listën me kandidatin që do të testohet me shkrim dhe gojë për pozicionin e lirë të punë sspecialsit IT, në Drejtorinë e Teknologjisë dhe Informacionit.

Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore njofton se, pas verifikimit të dokumentacionit të paraqitur nga kandidatët, u konstatua se vetëm një kandidat përmbushi kushtet e përgjithshme dhe kërkesat e veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurim, si më poshtë:

1. zj. Labeate Zeneli