“Zgjedhjet e 21 qershorit 2015 në Shqipëri – Mësimet e nxjerra dhe hapat e mëtejshëm: Administrimi, Kuadri Ligjor, Edukimi dhe Pjesëmarrja”, Kodi Zgjedhor: Mundësi për Përmirësim”.
Sot, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve së bashku me Këshillin e Evropës në Shqipëri, organizoi Konferencën me titull, “Zgjedhjet e 21 qershor 2015 në Shqipëri – mësimet e nxjerra dhe hapat e mëtejshëm: Administrimi, Kuadri Ligjor, Edukimi dhe Pjesëmarrja” “Kodi Zgjedhor: Mundësi për Përmirësim”.
Të pranishëm në këtë konferencë ishin Kryetarja e KQZ-së, zj Lefterije Luzi, Zëvëndëskryetari,z. Denar Biba, Anëtarët e KQZ, Kreu i Zyrës së Këshillit të Evropës, z. Marco Leidekker, Kreu i Divizionit për Asistencën Zgjedhore KiE, z. Francois Friederich, Anëtar i Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të KiE, z. Nigel Mermagen, Zëvendëskryetarit të Prezencës së OSBE-së, z. Robert Wilton, Drejtori i Departamentit në Komisionin e Venecias, z. Pierre Garrone dhe Këshilltari i lartë zgjedhor, OSCE/ODIHR, z. Richard Lappin.
Të ftuar ishin përfaqësues të partive politike shqiptare, përfaqësues të organizatave kombëtare e ndërkombëtare, përfaqësues të shoqërisë civile, ekspertë zgjedhorë, e të tjerë.
Konferenca u fokusua në gjetjet dhe rekomandimet kryesore të raportit përfundimtar të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës dhe OSBE/ODIHR-it si dhe u trajtuan temat: Administrimi i Zgjedhjeve – Cilat janë hapat vijues drejt pavarësisë, paanshmërisë dhe profesionalizmit?, Legjislacioni zgjedhor dhe zbatimi i tij – Çfarë kërkon përmirësim?, Edukimi i votuesve dhe rritja e ndërgjegjësimit – Çfarë duhet të bëhet?, Roli i Shoqërisë Civile në vëzhgimin e zgjedhjeve.
Të pranishmit në konferencë, ndanë eksperiencën dhe pikëpamjet e tyre mbi përmirësimin e proceseve të ardhshme zgjedhore.
Konferenca kishte si synim të evidentojë hapat kryesore që nevojiten të ndërmerren në kuadrin e një reforme të ardhshme zgjedhore.