Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi me 4 vota pro:
– Projektvendimin, “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit kandidatit të listës shumemërore të Partisë Socialiste, në Qarkun e Durrësit,

për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë pas heqjes dorë nga mandati i deputetit të z. Ilir Beqaj”. KQZ vendosi t’i japë mandatin e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të radhës në listën shumëemërore të Partisë Socialiste në Qarkun Durrës, zj. Esmeralda Shkjau.
– Projektvendimin, “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit kandidatit të listës shumemërore të Partisë Socialiste, në Qarkun Tiranës, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë pas heqjes dorë nga mandati i deputetit të zj. Lindita Nikolla”. KQZ vendosi t’i japë mandatin e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të radhës në listën shumëemërore të Partisë Socialiste në Qarkun Tiranë, zj. Blerina Gjylameti.
– Projektvendimin, “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit kandidatit të listës shumemërore të Partisë Socialiste, në Qarkun e Lezhës, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë pas heqjes dorë nga mandati i deputetit të zj. Mimi Kodheli”. KQZ vendosi t’i japë mandatin e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të radhës në listën shumëemërore të Partisë Socialiste në Qarkun Lezhë, zj. Mejreme Delishi.
– Projektvendimin, “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit kandidatit të listës shumemërore të Partisë Socialiste, në Qarkun e Gjirokastrës, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë pas heqjes dorë nga mandati i deputetit të z. Arben Ahmetaj”. KQZ vendosi t’i japë mandatin e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të radhës në listën shumëemërore të Partisë Socialiste në Qarkun Gjirokastër, z. Dashamir Kamberi.

KOMISIONI QENDROR I ZGJEDHJEVE