Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi me 4 vota pro:
– Projektvendimin “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit kandidatit të listës shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, në Qarkun Durrës, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë pas heqjes dorë nga mandati i deputetit, të z. Edomond Panariti”.
KQZ vendosi t’i japë mandatin e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të radhës në listën shumëemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim në Qarkun e Durrësit, z. Bujar Skender Derveni.
KOMISIONI QENDROR I ZGJEDHJEVE