KQZ dhe KiE organizojne nje vizitë studimore në Finlandë
Delegacioni i KQZ-së së Republikës së Shqipërisë, i kryesuar nga Kryetarja znj. Lefterije Luzi, Zëvëndëskryetari, z. Denar Biba dhe Anëtarët, znj. Edlira Jorgaqi, z. Hysen Osmanaj, z. Klement Zguri, z. Gëzim Veleshnja dhe znj. Vera Shtjefni, zhvilluan një vizitë studimore në Finlandë.
Vizita studimore u realizua me mbështetjen e Këshillit të Evropës ne kuadrin e planit te veprimit te asistences zgjedhore per zgjedhjet e 21 Qershorit 2015 dhe kishte si qëllim njohjen nga afër me përvojën e përparuar finlandeze të organizimit të zgjedhjeve.
Nga data 17 deri në 20 Prill, Delegacioni shqiptar u njoh me sistemin e administrimit te zgjedhjeve dhe me zbatimin e rregullave e procedurave gjatë ditës së votimit.
Gjatë vizitës, Anëtarët e KQZ-së biseduan me drejtues e specialistë në Ministrinë e Drejtësisë së Finlandës, si institucioni pergjegjes per organizimin e zgjedhjeve, si dhe të Qendrave të Votimit, duke shkëmbyer mendime dhe eksperienca për probleme të ndryshme teknike lidhur me votimet.