Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi:
1. Projekt-vendimin, “Për hedhjen e shortit për përcaktimin e renditjes në fletën e votimit, për kandidatët për kryetar bashkie dhe miratimin e përmbajtjes së fletës së votimit, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 21 qershor 2015”, në bashkitë si më poshtë:
1.Durrës, 2.Elbasan, 3.Lushnje, 4.Fier, 5.Korçë, 6.Lezhë, 7.Shkodër, 8.Tiranë, 9.Kamëz, 10.Vlorë.
2. Projekt-vendimin, “Për shqyrtimin e kërkesës së anëtarëve të KZAZ-së, nr.10, Bashkia Has, për regjistrimin e z. Gëzim Ukperaj, si kandidatit i propozuar nga Partia Social Demokrate, për kryetar të Bashkisë Has, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 21 qershor 2015”. KQZ vendosi të regjistrojë z. Gëzim Ukperaj, si kanidat për kryetar të Bashkisë Has, i propozuar nga PSD.
3. Projekt-vendimin, “Për ekzekutimin e vendimit të Kolegjit Zgjedhor për të marrë në shqyrtim kërkesën dhe dokumentacionin e kandidimit të subjektit zgjedhor, PSD, për regjistrimin e listave shumeemërore të kandidatëve të kësaj partie, për anëtarë në këshillin Bashkiak Kukës. KQZ vendosi të regjistrojë listën shumëemërore të Partisë Social Demokratë, për kandidatët për anëtarë të këshillit të Bashkisë Kukës.
4. Projekt-vendimin, “Për miratimin e vëzhguesve afatgjatë të Institutit Demokratik Amerikan (NDI), për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të datës 21 Qershor 2015″.
5. Projekt-vendimin, “Për miratimin e vëzhguesve afatgjatë të Koalicionit te Vezhguesve Vendore (KVV), për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të datës 21 Qershor 2015″.
6. Projekt-vendimin, “Për miratimin e përmbatjes së fletës së votimit për anëtarë në këshillat e bashkive: Lushnje, Fier, Kamëz, Tiranë, Elbasan, Shkodër, Lezhë, Vlorë, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21 Qershor 2015″.
7. Projekt-vendimin, “Për disa ndryshime në vendimin nr. 104, datë 09.05.2015, “Për miratimin e modeleve të fletëve të votimit, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 21 qershor 2015”.
8. Projekt-vendimin, “Për miratimin e sasisë së fletëve të votimit që do të prodhohen për çdo qendër votimi, për zgjedhjet e organeve të qeverisjes vendore, të datës 21.06.2015”.
9. Projektv-vendimin, “Për lirimin dhe emërimin e disa anëtarëve të KZAZ-ve, për organet e qeverisjes vendore, të datës 21.06.2015”.