Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ditën e hënë, më datë 12.06.2017, ora 18:00, zhvillon mbledhjen me këtë rend dite:
A. Shqyrtimi i projekt vendimeve,
1. Për shqyrtimin e raportit të Bordit të Monitorimit të Medias.
2. Për një ndryshim në vendimin nr. 27, datë 24.01.2017 “Për miratimin e modeleve të vendimeve dhe dokumentacionit të punës të Komisionit të Zonës së Administrimit Zgjedhor për zgjedhjet për Kuvend, të datës 18 qershor 2017”.
3. Për përdorimin e dokumentacionit të punës së KZAZ-së, miratuar me vendimin nr. 27, datë 24.01.2017, dhe dokumentacionin e punës së KQV-së, miratuar me vendimin nr.46, datë 24.02.2017, për zgjedhjet për Kuvend, të datës 25 qershor 2017.
4. Për dhënie autorizimi për ndryshimin e vendndodhjes së disa qendrave të votimit, për zgjedhjet për Kuvend, të datës 25 qershor 2017.
5. Për lirimin dhe emërimin e disa anëtarëve dhe sekretarëve të KZAZ-ve, për zgjedhjet për Kuvend të datës 25 qershor 2017.
6. Për miratimin e vëzhguesve afatshkurtër të Shoqatës “Miqësi e Bashkëpunim me Europën” për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend, të datës 25 qershor 2017.
7. Për miratimin e vëzhguesve afatgjatë dhe afatshkurtër të “Institutit Shqiptar për Zhvillimin e Sistemit të Zgjedhjeve” për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend, të datës 25 qershor 2017.
8. Për miratimin e vëzhguesve afatgjatë të “Koalicionit për Zgjedhje të Lira dhe të Ndershme” për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend, të datës 25 qershor 2017.
9. Për miratimin e vëzhguesve afatshkurtër të OSBE/ODIHR për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend, të datës 25 qershor 2017.
10. Për një shtesë në vendimin 345, datë 31.05.2017, “Për miratimin e vëzhguesve afatgjatë të Koalicionit të Vëzhguesve Vendore (KVV), për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend, të datës 25 qershor 2017”.
11. Për një shtesë në vendimin 356, datë 05.06.2017, “Për miratimin e vëzhguesve afatshkurtër të Asamblesë Parlamentare të OSBE për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend, të datës 25 qershor 2017”.
12. Për caktimin e partive politike që do të propozojnë anëtarin e tretë dhe të katërt të Grupeve të Numërimit të Votave, për zgjedhjet për Kuvendin, të datës 25 qershor 2017.