Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi projektvendimet:
– “Për rezultatin e shortit për caktimin e relatorit të Kërkesës Ankimore nr. 2, paraqitur në datën 08.07.2017, nga subjekti zgjedhor Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet”.
Pas relatimit, KQZ vendosi kalimin për shqyrtim të kërkesës ankimore, ditën e mërkurë, dt. 12.07.2017, në orën 12:30.
– “Për rezultatin e shortit për caktimin e relatorit të Kërkesës Ankimore nr. 3, paraqitur në datën 10.07.2017, nga subjekti zgjedhor Partia Demokratike”.
Pas relatimit, KQZ vendosi kalimin për shqyrtim të kërkesës ankimore, ditën e mërkurë, dt. 12.07.2017, në orën 18:30.