Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi me 4 vota pro: – Projektvendimin “Për miratimin e mënyrës së asgjësimit të fletëve të votimit dhe shpenzimeve buxhetore për hapjen e kutive të votimit dhe kutive të materialeve zgjedhore të përdorura në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 23.06.2013”. KQZ vendosi të asgjesojë fletët e votimit të përdorura në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 23.06.2013, duke përdorur mënyrën e riciklimit të letrës. – Projektvendimin “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit kandidatit të listës shumëemërore të Partisë Lëvizja Socialistë për Integrim, në Qarkun e Durrësit, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë pas heqjes dorë nga mandati i deputetit, të zj. Klodjana Pashkaj”. KQZ vendosi t’i japë mandatin e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të radhës në listën shumëemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim në Qarkun e Durrësit, zj. Ermira Koçi.

KOMISIONI QENDROR I ZGJEDHJEVE