Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi projektvendimet:
– “Për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të funksionareve publikë anëtar në këshillat bashkiak, në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”. KQZ vendosi të shpallë pavlefshmërinë e mandatit dhe përfundimin e parakohshëm të mandatit për:
1. Anëtarin e Këshillit të Bashkisë Elbasan, z. Gani Hida,
2. Anëtarin e Këshillit të Bashkisë Malësi e Madhe, z. Robert Dajani,
3. Anëtarin e Këshillit të Bashkisë Lezhë, z. Rrok Rroku,
4. Anëtarin e Këshillit të Bashkisë Rrogozhinë, z. Zija Mema,
5. Anëtarin e Këshillit të Bashkisë Shkodër, z. Muharrem Shkjau,
6. Anëtarin e Këshillit të Bashkisë Maliq, z. Tomor Prenjasi.
KQZ vendosi shtyrjen e vendimmarrjes, për anëtarin e Këshillit të Bashkisë Pukë, z. Bibe Kolaj, për të kërkuar informacion të detajuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.
– “Për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatëve nga listat shumëemërore për këshillat bashkiak në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”. KQZ vendosi njoftimin e këshillave bashkiak për vazhdimin e procedurave për dhënien e mandatit kandidatëve të listave shumemërore;
1. Bashkia Vorë, Qarku Tiranë, z. Ilir Xhakoni
2. Bashkia Berat, Qarku Berat, z. Nexhip Shahu.
– “Për regjistrimin si subjekt zgjedhor i Partisë “Lista e Barabartë”, për zgjedhjet për Kuvendin të datës 18.06.2017”. KQZ vendosi regjistrimin e partisë “Lista e Barabartë”, si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e datës 18.06.2017.
Gjithashtu, KQZ vendosi shtyrjen e vendimmarrjes për projektvendimin “Për miratimin e strukturës së shpenzimeve buxhetore, për zgjedhjet për Kuvendin të datës 18 Qershor 2017”.