Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shyqrtoi:
– Projekt-vendimin, “Për shqyrtimin e kërkesave ankimore nr.59, 62, 65, 39, 66, 67, 69, 70, 71, 72, 73, dhe 52, të depozituara në KQZ nga subjektet zgjedhore. KQZ vendosi:
1. Rrëzimin e Kërkesës ankimore nr. 59, të paraqitur nga subjekti zgjedhor, Partia Lëvizja Socialiste për Integrim.
2. Rrëzimin e kërkesës ankimore nr. 66, të paraqitur nga subjekti zgjedhor, Partia Popullore Kristiandemokrate e Shqipërisë.
3. Rrëzimin e kërkesës ankimore nr. 67, të paraqitur nga subjekti zgjedhor, Partia Popullore Kristiandemokrate e Shqipërisë.
4. Rrëzimin e kërkesës ankimore nr. 69, të paraqitur nga subjekti zgjedhor, Partia Popullore Kristiandemokrate e Shqipërisë.
5. Rrëzimin e kërkesës ankimore nr. 70, të paraqitur nga subjekti zgjedhor, Partia Popullore Kristiandemokrate e Shqipërisë.
6. Rrëzimin e kërkesës ankimore nr. 71, të paraqitur nga subjekti zgjedhor, Partia Popullore Kristiandemokrate e Shqipërisë.
7. Rrëzimin e kërkesës ankimore nr. 72, të paraqitur nga subjekti zgjedhor, Partia Popullore Kristiandemokrate e Shqipërisë.
8. Rrëzimin e kërkesës ankimore nr. 73, të paraqitur nga subjekti zgjedhor, Partia Popullore Kristiandemokrate e Shqipërisë.
9. Rrëzimin e kërkesës ankimore nr. 52, të paraqitur nga subjekti zgjedhor, Partia Socialdemokrate e Shqipërisë.
– Projekt-vendimin, “Për nxjerrjen e rezultatit të votimit për zgjedhjen e kryetarit të bashkisë Vlorë, qarku Vlorë, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 21.06.2015”. KQZ vendosi të miratojë Tabelën Përmbledhëse për zgjedhjen e kryetarit të bashkisë Vlorë, qarku Vlorë dhe të shpallë fitues për postin e kryetarit të bashkisë Vlorë, z. Dritan Leli, të propozuar nga koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Europiane”.
– Projekt-vendimin, “Për nxjerrjen e rezultatit të votimit për zgjedhjen e këshillit të bashkisë Vlorë, qarku Vlorë, zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 21.06.2015”. KQZ vendosi të miratojë Tabelën Përmbledhëse për zgjedhjen e këshillit të bashkisë Vlorë, qarku Vlorë.
– Projekt-vendimin, “Për nxjerrjen e rezultatit të votimit për zgjedhjen e kryetarit të bashkisë Elbasan, qarku Elbasan, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 21.06.2015”. KQZ vendosi të miratojë Tabelën Përmbledhëse për zgjedhjen e kryetarit të bashkisë Elbasan, qarku Elbasan dhe të shpallë fitues për postin e kryetarit të bashkisë Elbasan, z. Qazim Sejdini, të propozuar nga koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Europiane”.
– Projekt-vendimin, “Për nxjerrjen e rezultatit të votimit për zgjedhjen e këshillit të bashkisë Elbasan, qarku Elbasan, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 21.06.2015”. KQZ vendosi të miratojë Tabelën Përmbledhëse për zgjedhjen e këshillit të bashkisë Elbasan, qarku Elbasan.
– Projekt-vendimin, “Për nxjerrjen e rezultatit të votimit për zgjedhjen e kryetarit të bashkisë Korcë, qarku Korçë, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 21.06.2015”. KQZ vendosi të miratojë Tabelën Përmbledhëse për zgjedhjen e kryetarit të bashkisë Korçë, qarku Korçë dhe të shpallë fitues për postin e kryetarit të bashkisë Korçë, z. Sotiraq Filo, të propozuar nga koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Europiane”.
– Projekt-vendimin, “Për nxjerrjen e rezultatit të votimit për zgjedhjen e këshillit të bashkisë Korçë, qarku Korçë, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015”. KQZ vendosi të miratojë Tabelën Përmbledhëse për zgjedhjen e këshillit të bashkisë Korçë, qarku Korçë.