NJOFTIM
Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar Kreu V “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, neni 26 ” Plotësimi i vendeve të lira në kategorinë e ulët, apo të mesme drejtuese ” pika 1, dhe VKM nr.242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, Kreu II, pika 12 dhe 13,njësia përgjegjëse e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ,pas verifikimit paraprak të dokumentacionit nga kandidaturat e paraqitura ju njofton se;
Në listën paraprake të kandidatëve që përmbushin kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, kualifikohet Zj.Miranda Harizaj, për të vazhduar intervistën me gojë, për vendin e lirë të punës Drejtor në Drejtorinë e Teknologjisë së Informacionit.
Drejtoria e Burimeve Njerëzore
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
Tiranë, më 20.06.2018