PËR: Z. ARMAND HAMIT RAMA

 Me adresë të njohur:   Tiranë

Për dijeni:   Këshillit të Bashkisë Tiranë

Partisë Socialpuntore Shqiptare

Adresa: Rr. “Thoma Koxhaj”, pallatet “Ina”, Shk.34, Ap.54, Lagjja.14, Tiranë

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, ditën e enjte, më datë 17.12.2020, ora 12:00, zhvillon seancën dëgjimore, “Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për z. Armand Hamit Rama”, me funksion Këshilltar në Këshillin e Bashkisë Tiranë, në zbatim të ligjit nr. 138/2015, “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

Bazuar në nenin 47 dhe 87 të ligjit nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative”, ju keni të drejtën të paraqiteni vetë ose me mbrojtës ligjor për të dhënë shpjegimet tuaja, ditën e enjte, më datë 17.12.2020, në adresë Rr.Ibrahim Rugova, nr.4, Tiranë.

                                                                                                                     Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve

 

                                                                                                                                       Ilirjan CELIBASHI