Konferenca e 23 e Asamblesë së Pergjithshme të Shoqatës së Zyrtarëve Zgjedhore Europianë (ACEEEO), flet “shqip”

Eventi më i rëndësishëm vjetor i Shoqatës së Zyrtarëve Zgjedhorë Europianë, shërben jo vetëm për prezantim të vizioneve që organizatave të trupave zgjedhorë të kontinenteve të ndryshme (Europa, Amerika, Lindja e Mesme dhe Afrika), por dhe për trajtimin në aspekt teorik dhe praktik të problematikave me të cilat trupat zgjedhore të vendeve të ndryshme sfidohen në punën e tyre, e në këtë kuadër të përfitimit nga ekserienca e ndërsjellë.
Kryetarja e KQZ-së së Shqipërisë, Znj. Luzi, e shfrytëzoi këtë aktivitet, jo vetëm për të prezantuar tek homologët e rajonit dhe më gjerë, arritjet që u dëshmuan me organizimin dhe administrimin me procesin zgjedhor të 23 qeshorit 2013, standartet e të cilit u vlerësuan, si kurrë më parë nga misioni vëzhgues i OSBE/ODHIR, por gjithashtu për të prezantuar vlerat e trashëgimisë kulturore shqiptare dhe potencialeve turistike që ofron Shqipëria.
Sipas traditës së eventit, pjesëmarrësit shkëmbejnë me njëri-tjetrin materiale dhe dokumentacion zgjedhor të instucioneve respektive. KQZ-ja paketën me materiale zgjedhore të prodhuara ne kuadër të veprimtarive edukuese që zhvillohen në vijimësi për zgjedhësit shqiptarë, e plotësoi me elementë të trashëgimisë kulturore shqiptare si jelek, çifteli, dhe albume me pamje të Shqipërisë turistike.
Elementët e trashëgimisë sonë kulturore, ngjallën interes dhe u vlerësuan nga të pranishmit, sikundër dëshmon dhe fakti që Kryetarja e Autoritetit të Përhershëm Zgjedhor të Rumanisë (bashkëorganizator I Konferencës), zj. Ana Maria Patru, drejtoi dhe përmbylli punimet e Konferencës e veshur me jelekun shqiptar te Shqipërisë së Mesme.

KOMISIONI QENDROR I ZGJEDHJEVE