Tiranë, më 15.05.2013

Anëtarët e KQZ-së presin Delegacionin e Misionit të OSBE/ODIHR-it
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, znj. Lefterije Luzi (Lleshi) dhe anëtarët znj. Vera Shtjefni, z. Klement Zguri, z. Hysen Osmanaj kanë pritur në ambjentet e KQZ-sëdelegacionin e misionit të OSBE/ODIHR-it, znj. Costance Berryman McCormack, Kryetare e Delegacionit, z. Herald Jepsen, zv. Kryetar Delegacioni si dhe 5 analistë.

Qëllimi i takimit ka qenë prezantimi i Delegacionit me anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në kuadër të fillimit të misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve parlamentare të datës 23 qershor.
Kryetarja e KQZ-së u ka uruar mirëseardhjen znj. Costance Berryman McCormack dhe z. Herald Jepsen si dhe i ka njohur ata me punën që KQZ ka bërë që nga konstituimi i tij.
Nga ana e tyre, znj. Costance Berryman McCormack dhe z. Herald Jepsen e kanë falenderuar Kryetaren dhe Anëtarët e KQZ-së për mikëpritjen dhe pasqyrimin e punës së bërë nga ky institucion për përgatitjen e zgjedhjeve të 23 qrshorit. Delegacioni i OSBE/ODIHR-it do të jetë i pranishëm në Shqipëri për vëzhgimin e zgjedhjeve të 23 qershorit.

KOMISIONI QENDROR I ZGJEDHJEVE