1.   LËVIZJA PARALELE BRENDA TË NJËJTËS KATEGORI

Në zbatim të nenit 25, pikës 1, Kreut V, të ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar,“  Vendimit  nr.243,  datë  18.03.2015  të  Këshillit  të  Ministrave,”Për  pranimin,  lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, Kreut VII, “Lëvizja paralele në kategorinë ekzekutive”, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, njofton se:

Në Administratën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka 1(një) vend të lirë pune, për nëpunës civil të kategorisë ekzekutive, Specialist në Sektorin për Votimin e Emigrantëve në Drejtorinë e Administrimit  të të Dhënave dhe Sistemeve IT.

Kategoria e pagës III-b.

 

Lëvizje Paralele

Pozicioni u ofrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele! Vetëm në rast se pozicioni, në përfundim të proçedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ende është vakant, është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive.

SHËNIM: PËR TË DY PROCEDURAT (LËVIZJE PARALELE, KONKURIM) APLIKOHET NË TË NJËJTËN KOHË.

Përshkrimi i përgjithshëm i punës (detyrat kryesore) për këtë pozicion janë:

Mbikëqyr procesin për përgatitjen e kushteve dhe zbatimin e masave që mundësojnë votimin nga jashtë vendit në zgjedhjet për Kuvendin, për zgjedhësit që kanë vendbanimin e përhershëm jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

Harton dhe përgatit për miratim në Komisionin Rregullator, aktin normativ për procedurat e detajuara të votimit nga jashtë vendit.

Kryen herë pas here detyra të tjera që i ngarkohen nga eprorët.

 

Kërkesat e veçanta për këtë vend pune janë:

  1. Arsim i lartë, master shkencor, në shkenca komunikimi dhe sociale

Përvoja: Eksperiencë në punë jo më pak se 2 (vjet) vjet në nivel  ekzekutiv.

  1. Të ketë njohuri, të demostruara në fushën e komunikimit, aftësi për të identifikuar dhe qartësuar çështje e për të dhënë mendime alternative të mbështetura në përvojën profesionale, aftësi për të vlerësuar opsione zgjidhjesh dhe për të parashikuar pasojat nga përzgjedhja e tyre, aftësi për të punuar në ekip, transparencë në punë, atësi për të punuar në presion, me orar të zgjatur edhe jashtë vendbanimit.
  2. Të zotëroj shumë mirë 2 (dy) gjuhë të BE-së, avantazh gjuha angleze.

 

 

Kushtet minimale që duhet të plotësojnë kandidatët për lëvizjen paralele janë:

 

  1. Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës kategori për të cilën aplikon.
  2. Të mos ketë masë disiplinore në fuqi.
  3. Të ketë të paktën dy vlerësimet e fundit “mirë” ose “shumë mirë”.
  4. Të plotësojë kriteret e veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim.

Kandidati duhet të dërgojë me postë ose dorazi në një zarf të mbyllur, në zyrën e protokollit të KQZ-së, dokumentet e dosjes së tij personale.

 

  1. Letër motivimi për aplikim në vendin vakant.
  2. Një kopje të jetëshkrimit.
  3. Një numër kontakti dhe adresën e plotë të vendbanimit.
  4. Fotokopje e diplomës, nëse aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj duhet ta ketë të njësuar pranë

Ministrisë së Arsimit.

  1. Fotokopje e diplomës me listën të notave, nëse ka një diplomë dhe listë notash të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar.
  2. Fotokopje të një vlerësimi vjetor.
  3. Aktin e emërimit si nëpunës civil.
  4. Vërtetim nga punëdhënësi i fundit, që aplikanti nuk ka masë disiplinore në fuqi.
  5. Fotokopje librezës së punës.
  6. Çertifikata ose dëshmi të kualifikimeve, trajnimeve të ndryshme.
  7. Fotokopje të kartës së identitetit.
  8. Vërtetim i gjendjes gjyqësore.

Ky dokumentacion duhet të dorëzohet deri në datën 18.12.2020, 10 (dhjetë) ditë kalendarike nga momenti i shpalljes në portal.

Në intervistë kandidatët do të vlerësohen për njohuritë e tyre në këto fusha:

 

  1. Njohuri mbi Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë .
  2. Njohuri mbi ligjin nr.10019, datë 28.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.
  3. Njohuri mbi ligjin nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit”.
  4. Njohuri mbi ligjin nr. 90/2012 “Për administrimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”.
  5. Njohuri mbi ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar.
  6. Njohuri mbi ligjin nr.9131, datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”.

Rezultatet për verifikimin paraprak të kushteve minimale të procedures së lëvizjes paralele dhe të përmbushjes së kritereve specifike të vendit të punës do të dalin në datën 22.12.2020 nëpërmjet shpalljes së listës emërore të verifikimit paraprak të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, dhe në faqen zyrtare të Institucionit të KQZ-së.

Ankesat nga kandidatët paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 3(tri) ditëve kalendarike nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5(pesë) ditëve kalendarike nga data e përfundimit të afatit të ankimit.

Intervista me gojë do të zhvillohet në ambientet e KQZ-së në datën 07.01.2021, ora 10:00

nyra e vlerësimit të kandidatëve:

 

Nëpërmjet dokumentacionit të dorëzuar dhe intervistës së strukturuar me gojë.

Totali i pikëve të vlerësimit të kandidateve është 100 pikë, të cilat ndahen përkatësisht:

  • 40 pikë për dokumentacionin e dorëzuar i ndarë: 20 pikë për përvojë, 10 pikë për trajnime apo kualifikime të lidhura me fushën përkatëse, 10 pikë për certifikimin pozitiv;
  • 60 pikë për intervistën e strukturuar me gojë;

Komisioni, në përfundim të vlerësimit, njofton individualisht kandidtët që kanë konkurruar për rezultatin e tyre.

Kandidatët kanë të drejtë të bëjnë ankim me shkrim në Komisionin e Brendshëm për Lëvizjen paralele për rezultatin e vlerësimit, brenda 3(tri) ditëve kalendarike nga data e njoftimit individual mbi rezultatin. Ankuesi merr përgjigje brenda 3(tri) ditëve kalendarike, nga data e përfundimit të afatit të ankimit. Komisioni, brenda 24 (njëzetë e katër) orëve pas përfundimit të procedurave të ankimit, përzgjedh kandidatin, i cili renditet i pari ndër kandidatët që kanë marrë të paktën 70 pikë, për t’u emëruar në pozicionin  Specialist  në  Sektorin  për  Votimin  e  Emigrantëve  në  Drejtorinë  e  Administrimit  të  të

Dhënave dhe Sistemeve IT.

 

Kandidati fitues do të shpallet nga Njësia Përgjegjëse në datën  08.01.2021. Njoftimi do të bëhet në portalin; “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të KQZ- së.

Pranim në shërbimin civil

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreu IV, neni 22, “Pranimi në shërbimin civil” dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”,  Kreu II “Pranimi në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive”, Kreu IV “Konkurimi”, njoftojmë se:

Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë kandidatët jashtë sistemit të shërbimit civil, që plotësojnë kërkesat e përgjithshme sipas nenit 21, të ligjit nr.152/2013, i ndryshuar.

Konkurimi do të bazohet në:

 

  1. Njohuri mbi Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
  2. Njohuri mbi ligjin nr.10019, datë 28.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë, i ndryshuar.
  3. Njohuri mbi ligjin nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit”.
  4. Njohuri mbi ligjin nr.90/2012 “Për administrimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”.
  5. Njohuri mbi ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar.
  6. Njohuri mbi ligjin nr.9131, datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”.

Konkursi do të kalojë në këto faza:

  • Faza e parë

a) Verifikimi i kandidatëve që plotësojnë kërkesat e përgjithshme dhe të veçanta, brenda 16 ditë kalendarike nga përfundimi i afatit të dorëzimit të dokumentacioni.

  • Faza e dytë

a) Vlerësimi i  jetëshkrimit  të  kandidatëve,  që  konsiston  në  vlerësimin  e  arsimimit,  të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën.

b) Vlerësimi me shkrim.

c) Intervista e strukturuar me gojë.

Kërkesat e përgjithshme për këtë vend pune janë:

 

  1. Të jetë shtetas shqiptar.
  2. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar.
  3. Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur.
  4. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse.
  5. Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një
  6. krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje, që nuk është shuar sipas këtij ligji.
  7. Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas këtij ligji.

 

Kërkesat e veçanta për këtë vend pune janë:

  1. Arsim i lartë, master shkencor, në shkenca komunikimi dhe sociale.

Përvoja: Eksperiencë në punë jo më pak se 2 (dy) vjet në fushën e komunikimit.

  1. Të ketë njohuri, të demostruara në fushën e komunikimit, aftësi për të identifikuar dhe qartësuar çështje e për të dhënë mendime alternative të mbështetura në përvojën profesionale, aftësi për të vlerësuar opsione zgjidhjesh dhe për të parashikuar pasojat nga përzgjedhja e tyre, aftësi për të punuar në ekip, transparencë në punë, atësi për të punuar në presion, me orar të zgjatur edhe jashtë vendbanimit.
  2. Të zotëroj shumë mirë 2 (dy) gjuhë të BE-së, avantazh gjuha angleze.

Përshkrimi i përgjithshëm i punës (detyrat kryesore) për këtë pozicion janë:

Mbikëqyr procesin për përgatitjen e kushteve dhe zbatimin e masave që mundësojnë votimin nga jashtë vendit në zgjedhjet për Kuvendin, për zgjedhësit që kanë vendbanimin e përhershëm jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

Harton dhe përgatit për miratim në Komisionin Rregullator, aktin normativ për procedurat e detajuara të votimit nga jashtë vendit.

Kryen herë pas here detyra të tjera që i ngarkohen nga eprorët.

Kandidatët duhet të dërgojnë me postë ose dorazi në një zarf të mbyllur, në zyrën e Protokollit të

KQZ-së, këto dokumenta:

 

  1. Letër motivimi për aplikim në vendin vakant.
  2. Një kopje të jetëshkrimit.
  3. Nje numër kontakti dhe adresën e plotë të vendbanimit.
  4. Fotokopje e diplomës, nëse aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj duhet ta ketë të njehsuar pranë Ministrisë së Arsimit.
  5. Fotokopje e diplomës me listën të notave, nëse ka një diplomë dhe listë notash të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar.
  6. Vërtetim nga punëdhënësi i fundit, që aplikanti nuk ka masë disiplinore në fuqi.
  7. Fotokopje librezës së punës.
  8. Certifikata ose dëshmi të kualifikimeve, trajnimeve të ndryshme.
  9. Fotokopje të kartës së identitetit.
  10. Vërtetim i gjendjes gjyqësore.

 

 

Pranimi i dokumentave do të bëhet deri në datën 23.12.2020, jo më pak se 15 (pësëmbëdhjetë)

ditë kalendarike.

 

Në datën  07.01.2020 do të shpallet lista e vlerësimit paraprak të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të KQZ-së, dhe në stendën e informimit të publikut.

Ankesat nga kandidatët që nuk janë kualifikuar paraqesin ankesë me shkrim pranë njësisë përgjegjëse, brenda 5(pesë) ditëve kalendarike nga data e njoftimit individual dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 (pesë ) ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

Konkurimi-testimi me shkrim do të bëhet në KQZ në datën 15.01.2021, në orën 10:00.

Kandidatët do të vlerësohen nga Komiteti i Përhershëm i Pranimit, i ngritur pranë institucionit të KQZ-së.

Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatit është 100, të cilat ndahen përkatësisht:

-për vlerësimin e jetëshkrimit (CV) të kandidatëve, që konsiston në vlerësimin e arsimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën deri në 15 pikë,

-për intervistën e strukturuar me gojë 25 pikë,

-për vlerësimin me shkrim 60 pikë.

 

Nëse kandidati grumbullon më shumë se gjysmën e pikëve (mbi 30 pikë) nga vlerësimi me shkrim, ai kualifikohet për intervistën e strukturuar me gojë dhe vlerësimin e jetëshkrimit.

Nëse kandidati grumbullon mbi 45 pikë nga vlerësimi me shkrim dhe vlerësimi i jetëshkrimit së bashku, ai kualifikohet për intervisten e strukturuar me gojë.

Kandidati, ka të drejtë të bëjë ankim me shkrim edhe në KPP, për rezultatin e pikëve dhe/ose renditjen në listën fituese. Afati i ankimit fillon brenda 5 (pesë) ditëve  kalendarike nga:data e njoftimit individual të rezultatit të vlerësimit me shkrim, për kandidatët që kanë grumbulluar deri në gjysmën e pikëve ( deri në 30 pikë) nga ky vlerësim;

a) data e njoftimit individual të rezultatit të vlerësimeve, për kandidatët që kanë grumbulluar deri në

45 pikë nga vlerësimi me shkrim dhe vlerësimi i jetëshkrimit;

b) data e njoftimit individual të rezultatit të vlerësimeve, për kandidatët të cilët kanë marrë pjesë në të tre fazat e vlerësimit.

c) Të gjithë ankuesit marrin përgjigje brenda 5 (pesë) ditëve kalendarike nga data e përfundimit të afatit ankimor.

Njësia Përgjegjëse, brenda 3 (tre) ditëve kalendarike nga data e përfundimit të afatit të   shqyrtimit të ankimeve, fton kandidatët fitues, duke respektuar renditjen e tyre, të zgjedhin nga lista e pozicioneve egzistuese të lira, për të cilat kanë konkuruar.

Lista e fituesve me mbi 70 pikë (mbi 70% të pikëve) do të shpallet  në faqen zyrtare të KQZ-së dhe

në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”.

Për sqarime të mëtejshme, mund të kontaktoni në adresën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Rruga“Ibrahim

Rugova”, Nr.4, Tiranë, si dhe të konsultoni faqen   zyrtare në  internet  www.cec.gov.al