Sot, Komisioni Rregullator shqyrtoi projekt-vendimet:
1) “Përcaktimi i rregullave për ngritjen, caktimin dhe njoftimin e vendndodhjes së qendrave të votimit dhe përgatitjen e hartës së njësisë së vetëqeverisjes vendore për zgjedhjet”.
2) “Për caktimin e procedurave të përzgjedhjes dhe trajnimit të shtetasve që mund të emërohen kryesisht për plotesimin e vakancës në KZAZ dhe KQV”.
Pas shqyrtimit në parim dhe nen për nen, Komisioni vendosi unanimisht miratimin e dy projektvendimeve.
Gjithashtu, në mbledhjen e sotme u zhvillua seanca dëgjimore me përfaqësues të Drejtorise së Përgjithshme të Gjendjes Civile mbi metodologjinë dhe/ose kriterin e përdorur nga DPGJC, për përcaktimin e numrit të përgjithshëm të shtetasve dhe numrin e shtetasve për çdo qark, si dhe periudhën kohore të cilës i është referuar përllogaritja.
Në përfundim të diskutimeve, Komisioni Rregullator vendosi që pyetjet dhe problematikat e ngritura, t’i dërgohen Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile në formë të shkruar.