Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme shqyrtoi projektvendimet:
- “Për miratimin e listës emërore të shtetasve të cilët mund të emërohen kryesisht anëtarë të KQV-ve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të dates 30 qershor 2019”.
- “Për dhënie autorizimi për ndryshimin e vendndodhjeve të disa QV-ve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
- “Për miratimin e gazetarëve të IN TV, për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”. KQZ vendosi të miratojë kërkesën e IN TV, për akreditimin e 6 gazetarëve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore.
- “Për miratimin e gazetarëve dhe operatorëve të Syri TV, për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”. KQZ vendosi të miratojë kërkesën e SYRI TV, për akreditimin e 11 gazetarëve dhe operatorëve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore.