Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, z. Klement Zguri priti sot Kreun e Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë, z. Claus Neukirch në kuadër të përfundimit të misionit të tij në vend.
Kryetari i KQZ-së e falenderoi z. Neukirch për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Nga ana e tij, Kreu i Zyrës së KiE e siguroi z. Zguri për mbështetjen e vazhdueshme të Këshillit të Evropës për KQZ-në në kontekstin e reformës zgjedhore dhe zgjedhjeve të ardhshme për organet e qeverisjes vendore në vitin 2019.