Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi projektvendimin, “Për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatëve nga listat shumemërore për këshillat bashkiak në zbatim të ligjit nr.138/2015 ”Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.
KQZ vendosi njoftimin e këshillave bashkiak për vazhdimin e procedurave për dhënien e mandatit të kandidatëve të listave shumëemërore, për plotësimin e vendeve vakant në këshillat bashkiak, si më poshtë:
1) Qarku Elbasan, Bashkia Gramsh, zj. Joana Brami
2) Qarku Korçë, Bashkia Pustec, zj. Alida Mitre
3) Qarku Korçë, Bashkia Devoll, zj. Lireta Cenkolli
4) Qarku Korçë, Bashkia Devoll, z. Çlirim Hoxha
5) Qarku Vlorë, Bashkia Sarandë, zj. Alketa Gjoni