KQZ merr pjesë në Konferencën e 26-të Vjetore dhe Takimin e Asamblesë së Përgjithshme të Shoqatës së Zyrtarëve Zgjedhore Europianë (ACEEEO).
Në Konferencën e 26-të Vjetore dhe Takimin e Asamblesë së Përgjithshme të Shoqatës së Zyrtarëve Zgjedhore Europianë (ACEEEO), e cila zhvilloi punimet në datat 8-10 Shtator në Sofie të Bullgarisë, mori pjesë në cilësinë e anëtarit edhe delegacioni i KQZ-së i kryesuar nga Kryetari, z. Klement Zguri.
Konferenca, me temë “Votuesit e Ndërgjegjshëm në Epokën Dixhitale”, u organizua nga Sekretariati i Shoqatës në bashkëpunim me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të Bullgarisë.
Si pjesë e një strategjie afatgjatë, ACEEEO përmes konerencës synon të të ofrojë asistencë për organet e menaxhimit zgjedhor për t’u përballur me sfidat e shekullit 21 që vijnë si rrjedhojë e ndryshimeve të kushteve teknike të komunikimit në procesin zgjedhor.
Zyrtarë të lartë zgjedhorë të Trupave të Administrimit Zgjedhor të vendeve të ndryshme të botës si dhe eksperte zgjedhorë, e trajtuan temën “Votuesit e Ndërgjegjshëm në Epokën Dixhitale”, duke referuar eksperiencat dhe praktikat më të mira nga zgjedhjet e zhvilluara në vende të ndryshme gjatë vitit 2017. Në fokus të referimeve ishte roli i Trupave të Menaxhimit të Zgjedhjeve në ndërgjegjësimin e votuesve në epokën dixhitale; mënyrat e reja të informimit të votuesve; nevoja të veçanta të votuesve të rinj.
Në mbledhjen e 26-të të Asamblesë së Përgjithshme të ACEEEO-s, ish-kryetares së KQZ-së, zj. Lefterije Luzi i’u dha certifikatë mirënjohje për kontribut të shquar në veprimtarinë e shoqatës.