Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi projektvendimet:
1. “Për miratimin e vëzhguesve afatshkurtër të Komisionit të Pavarur të Mediave në Republikën e Kosovës, për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend, të datës 25 qershor 2017”.
2. “Për një shtesë në vendimin nr.387, datë 14.06.2017, “Për miratimin e vëzhguesve afatshkurtër dhe të përkthyesve të Ambasadës Amerikane, për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend, të datës 25 qershor 2017”.
3. “Për miratimin e vëzhguesve afatshkurtër të Koalicionit të Vëzhguesve Vendorë, për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend, të datës 25 qershor 2017”.
4. “Për miratimin e vëzhguesve afatshkurtër dhe përkthyesit të Ambasadës të Republikës së Kroacisë, për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend, të datës 25 qershor 2017”.
5. “Për miratimin e gazetarëve dhe operatorëve të Shoqërisë Multiscreen sh.p.k, për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend, të datës 25 qershor 2017”.
6. “Për miratimin e gazetarëve dhe fotografëve të “Rrjetit të Gazetarëve Shqiptar të Politikës” për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend, të datës 25 qershor 2017”.
7. “Për miratimin e gazetarëve të gazetës “SOT” për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend, të datës 25 qershor 2017”.
8. “Për lirimin dhe emërimin e disa anëtarëve dhe sekretarëve të KZAZ-ve, për zgjedhjet për Kuvend, të datës 25 qershor 2017”.
9. “Për dhënie autorizimi për ndryshimin e vendndodhjes së disa qendrave të votimit, për zgjedhjet për Kuvend, të datës 25 qershor 2017”.