NJOFTIM
Për përfundimin pa kandidat të procedurës të shpallur, lëvizje paralele, për pozicionin e punës, Përgjegjës Sektori për Edukimin e Zgjedhësve.
Për procedurën e shpallur lëvizje paralele, për pozicionin e punës, Përgjegjës i Sektorit të Edukimit të Zgjedhësve, njoftojmë se, në përfundim të afatit ligjor për pranimin e dokumentacionit të kësaj procedure, në kategorinë e ulët drejtuese nuk u paraqit asnjë kandidat.
Sa më sipër, në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreu V – “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 26 “Plotësimi i vendeve të lira në kategorinë e ulët apo të mesme drejtuese” dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2014 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, ashtu siç është parshikuar dhe në njoftimin e publikuar, nëse rezulton të mos ketë kandidatura për këtë procedurë do të vazhdohet me procedurën e konkurimit, ngritje në detyrë.
Drejtoria e Burimeve Njerëzore
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve