Tiranë, më 17.09.2013

Kryetarja e KQZ-së merr pjesë në konferencën “Roli i Medias, Teknologjia Informative Komunikuese dhe Mediat Sociale në Zgjedhje”, të mbajtur në Poloni
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, znj. Lefterije Luzi (Lleshi) mori pjesë në konferencën “Roli i Medias, Teknologjia Informative Komunikuese dhe Mediat Sociale në Zgjedhje”. Konferenca u organizua nga Shoqata e Zyrtarëve të Zgjedhjeve Evropiane (Association of European Election Officials, ACEEEO) dhe zhvillua në Varshavë të Polonisë nga data 12-14 shtator. Diskutimet e konferencës u përqëndruan në dy fenomene të shekullit të 21-të që kanë transformuar tërësisht botën e zgjedhjeve dhe punën e organeve të menaxhimit të zgjedhjeve;

1- Zhvillimi i teknologjive në proceset zgjedhore
2- Sfidat e zhvillimit të mediave social në çeshtjet zgjedhore
Pjesë e diskutimeve ishin arritjet e organeve drejtuese zgjedhore në aplikimin e teknikave dhe teknologjive moderne që mbështesin punën e tyre; sfidave teknologjike të hasura nga organizatorët e zgjedhjeve, por edhe përgjegjësinë e tyre për të siguruar sigurinë e mjeteve të informacionit si zbatohen edhe si besueshmëria dhe transparenca e procedurave të informacionit do të paraqitet.
Gjatë konferencës u shkëmbyen ide dhe eksperienca për përdorimin e sistemeve TIK në procedurën zgjedhore si dhe aplikimi e përdorimi i mesazhimit të çastit ( Skype, MSN Messanger, Gadu – Gadu në Poloni , etj ) dhe të rrjeteve sociale (Facebook, Twitter, etj).
Sipas pjesëmarrësve në dekadën e fundit paraqitja dhe përhapja e shpejtë e mjeteve të mediave sociale ka ndryshuar konceptin mbi format e komunikimit dhe legjislacioni zgjedhor e praktika e organeve të menaxhimit të mosmarrëveshjeve zgjedhore duhet të reflektojnë mbi këto ndryshime, veçanërisht duke marrë parasysh çeshtjet si financimin e fushatës, barazinë e kandidatëve dhe organizatave në garë, etj.
Për sa i përket përdorimit të teknologjisë të pranishmit arritën në këto konkluzione:
1- Është jetike që Organet Zgjedhore të përfitojnë nga të mirat e ofruara nga teknologjia e informacionit dhe komunikimit në administrimin e zgjedhjeve
2- Kur zbatohen sistemet teknologjike për procesin zgjedhor është e rëndësishme që të ketë garanci të mjaftueshme për të siguruar integritetin e procesit zgjedhor dhe të shmangin mundësinë e manipulimit të informacionit për qëllime dashakeqe.
3- Në qoftëse organet zgjedhore prokurojnë sistemet teknologjike dhe pajisjet, është e rëndësishme që të angazhohen në procedurat konkurruese të prokurimit për të siguruar transparencën totale dhe të sigurohohet që sistemet e teknologjisë përmbushin objektivin e përgjithshëm për të përmirësuar procesin zgjedhor.
4- Organet drejtuese të zgjedhjeve duhet të marrin në konsideratë përdorimin e teknologjive për një shumëllojshmëri të aktiviteteve, përfshirë menaxhimin e zgjedhjeve, transmetimin e rezultateve të zgjedhjeve, regjistrimin e votuesve si dhe arritja e standarteve përmes këtyre teknologjive duhet të korrespondojnë me standartet e tjera të njohura ndërkombëtarisht.
5- Në rast të përdorimit të sistemeve të mundshme të votimit elektronik, organet e menaxhimit të zgjedhjeve duhet të angazhohen në planifikimin e një terreni të mjaftueshëm për të gjithë aktorët e zgjedhjeve dhe për të siguruar pranimin publik të një teknologjie të re votimi.
6- Një element kyç i futjes dhe përdorimit të sistemeve të votimit elektronik është që të ketë mjaftueshëm kohë për testimin, certifikimin dhe auditimin e sistemit dhe kjo të kryhet mbi bazën e transparencës së plotë.

Ndërsa për sa i përket rolit të medias sociale në zgjedhje, të pranishmit arritën në këto konkluzione:
1- Organet që menaxhojnë zgjedhjet duhet të pranojnë faktin se media socialea është një fenomen ekzistues duke siguruar një informacion që mund të ndikojë në qëndrimin e votuesve, ndjek veprimtarinë e përgjithshme të votimit. Media sociale ka një ndikim të rëndësishëm në rezultatin e çdo zgjedhje.
2- Mediat sociale do të përdoret si një platforme “kosto-efikasitet”, komunikimi midis organeve menaxhuese zgjedhore, votuesit dhe kandidatët para, gjatë dhe pas zgjedhjeve.
3- Organet e menaxhimit të zgjedhjeve duhet të inkurajohen që të jetë të pranishëme në platforma të mediave sociale dhe të përdorin mediat sociale si një mjet për të shpërndarë informacion esencial për votuesit. Më tej duhet të përdorin mediat sociale për të arritur që të përfshijnë votuesit e rinj në procesin zgjedhor.
4- Organet drejtuese zgjedhore duhet të punojnë për të siguruar që media sociale nuk minon parimet themelore të zgjedhjeve demokratike.
5- Organet e menaxhimit të zgjedhjeve duhet të nxiten për të ndarë praktikat e tyre më të mira në mediat sociale të përdorura në zgjedhje.
Pjesëmarrës në këtë konferencë të rëndësishme, ishin 23 shtete europiane.

KOMISIONI QENDROR I ZGJEDHJEVE