Kryetarja e KQZ-së, takon të rnjtë dhe studentë.
Luzi – të rinjve: Kontributi për demokracinë, është vota juaj!
Sot, Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, zj. Lefterije Luzi mori pjesë në një takim me të rinj dhe studentë të shkencave politike të universitetit të Tiranës, organizuar nga Instituti i Studimeve Politike, në kuadër të nismës së mbështetur nga Ambasada Amerikane për rritjen e pjesëmarrësve në zgjedhje “Pse voton? Gjërat janë mirë kështu si janë!”.
Kryetarja e KQZ znj. Lefterije Luzi u bëri thirrje të rinjve të marrin pjesë në votime si e vetmja rrugë për të ndryshuar gjërat.
Kryetarja e KQZ-së i’u tha të rinjve se “Kontributi më i mirë për demokracinë në vend, është vota juaj, ndaj votoni sepse jeni ju ata që vendosni. Të votosh është mundësia juaj për t’u dëgjuar, për të zgjedhur zyrtarë të përgjegjeshëm për vendimet e tyre dhe të keni mundësin e dëgjimit të fjalës suaj në çeshtje të rëndësishme që ndikojnë në komunitetin tuaj”.
Takimi u zhvillua në formë bashkëbisedimi dhe zj. Luzi ju përgjigj pyetjeve të studentëve në lidhje me zgjedhjet, procesin e votimit, votimi i emigrantëve, votimi elektronik, e të tjerë. Kryetarja e KQZ-së theksoi se të rinjtë janë e ardhmja e vendit, ndaj të rinjtë nuk duhet të mungojnë ditën e votimit, pasi çdo gjë që do të ndryshojë në të ardhmen, do të ndryshojë përmes të rinjve
Drejtori ekzekutiv i ISP Afrim Krasniqi theksoi se kjo fushatë e ndërmarrë synon të ndërgjegjësojë qytetarët e sidomos brezin e ri, për të shkuar në kutitë e votimit në 21 qershor, duke përdorur ironin dhe imazhet negative të qyteteve tona, të cilat ndodhen në këtë situatë edhe për shkak të mungesës së pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrje.
Pjesë e referimeve ishin edhe ekspertë të tjerë zgjedhore, si dhe vetë të rinjtë studentë, shumica e të cilëve votojnë për herë të parë.