Sot, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit me Këshillin e Ministrave. Nënshkrimi i marrëveshjes u bë nga Kryetarja e KQZ-së, znj. Lefterije Luzi, Zëvëndëskryetari, z. Denar Biba dhe Ministri i Punëve të Brendshme, z. Saimir Tahiri.
Marrëveshja u nënshkrua në kuadër të zgjedhjeve për Organet e Qeverisjes Vendore të datës 21 Qershor 2015 dhe synon angazhimin e palëve në përputhje me statusin e tyre institucional, të përcaktuar në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, Kodin Zgjedhor dhe legjislacionin në fuqi për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe me standarde ndërkombëtare.